Një superkompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të sezonit 2023/24 në Ligën Premier dhe lajmin e keq të saj për Manchester United dhe Chelsea.
Sezoni i sivjetmë ka kaluar vetëm tetë ndeshje dhe Tottenham Hotspur qëndron në krye të tabelës së bashku me Arsenalin, përpara Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
United dhe Chelsea po ngecin në mesin e tabelës, pasi që të dy kanë duruar një fillim të vështirë të sezonit 2023/24.
Djajtë e Kuq kanë humbur tashmë katër ndeshje të ligës këtë sezon, por u kthyen te fitorja pas një fitoreje dramatike ndaj Brentford fundjavën e kaluar.
Sa i përket Bluve, ata kanë fituar dy ndeshje radhazi kundër Fulham dhe Burnley, pasi kanë pësuar humbje në shtëpi ndaj Nottingham Forest dhe Aston Villa.
Dy klubet e mëdha do të synojnë një përfundim në top katërshe, por një superkompjuter nuk sheh shanse të tyre për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Superkompjuteri i King Casino Bonus, ka parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier dhe kjo nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve të Unitedit dhe Chelseat.
Sipas parashikimit të tyre, United dhe Chelsea do të përfundojnë në vendin e nëntë dhe të 10-të.
City, i cili ka humbur dy nga tetë ndeshjet e para të ligës, është favorizuar përsëri për të fituar ligën përpara Liverpoolit dhe Arsenalit.
Brighton është parashikuar të përfundojë i katërti, që do të thotë kualifikim në Ligën e Kampionëve, përpara Tottenham, West Ham dhe Newcastle United.
Aston Villa, United dhe Chelsea përfundojnë dhjetëshen e parë.
Sa i përket skajit tjetër të tabelës, Luton Town, Bournemouth dhe Everton parashikohet të bien nga Liga Premier në Championship. /Telegrafi/