Site icon Telegrafi

Superkompjuteri parashikon tabelën e La Ligës – zbulohet favoriti absolut, ekipet që sigurojnë Evropën dhe ato që bien nga kategoria

Këtë të enjte fillon sezoni i ri i La Ligas dhe bashkë me të rikthehen edhe spekulimet se kush do të ngrejë trofeun, kush do të bie nga kategoria ose cilat skuadra do të hyjnë në Evropë.

Real Madridi është kampion aktual, i ndjekur nga Barcelona, ​​e cila doli në vendin e dytë përpara Gironas, befasisë së madhe të sezonit.

Megjithatë, ulje-ngritjet e afatit kalimtar të verës mund të ndryshojnë shumë mundësitë e çdo ekipi, aq më tepër për superkompjuterin e ‘The Analyst’.

Para se të flasim në thellësi për parashikimin, duhet theksuar se ky model bazohet në shanset e tregut të basteve dhe në Opta Power Rankings, i cili shikon performancat historike dhe të fundit të ekipit.

Në fakt, ajo që bën ky mekanizëm është të përsërisë mijëra herë ndeshjet mes skuadrave për të marrë një rezultat të qartë. Prej aty bëhet parashikimi përfundimtar.

Real Madridi, favoriti kryesor

Sipas këtyre të dhënave të menaxhuara nga Opta, Real Madrid është favorit i qartë për të mbrojtur titullin e La Ligës. Në fakt, sipas analizave të kryera do ta bëjë në masë dërrmuese, pasi pritet të arrijë në 89 pikë.

Sipas ‘The Analyst’, Barcelona do të jetë e dyta me 76 pikë, shumë pas skuadrës rivale.

Ardhja e Kylian Mbappees me siguri ka ndikuar në këtë parashikim. Në fakt, përqindja e kësaj që të ndodh është 86% sipas ‘The Analyst’.

Dy skuadrat e tjera që do të plotësojnë pozitat e Ligës së Kampionëe do të jenë Atltico Madrid me 69 pikë dhe Girona me 65 pikë, të ndjekur nga afër nga Athletic Bilbao dhe Real Sociedad.

Parashikimi e vendos Leganes në fund të tabelës, Valladolid i dyti nga fundi dhe Espanyol i treti nga fundi – të gjitha më pak se një pikë larg njëri-tjetrit për të rënë në një kategori më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version