Site icon Telegrafi

Superkompjuteri parashikon pesë favoritët për ‘Këpucën e Artë’ në Euro 2024

Euro 2024 sapo ka filluar, por bisedimet për golashënuesit më të mirë të turneut tashmë po qarkullojnë dhe emrat nuk janë edhe aq befasues.

Mes yjeve që synojnë çmimin më të lakmuar të Evropës, disa do të konkurrojnë për golashënuesin më të mirë të turneut.

Me fillimin e Euro 2024, beteja për Këpucën e Artë premton të jetë po aq emocionuese sa edhe vetë kërkimi për trofeun.

Lista sigurisht që përmban emrat e golashënuesve tashmë të njohur si Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

5 – Jude Bellingham

Një lojtar për të parë është Bellingham. Pas një sezoni fantastik debutues me Real Madridin, tifozët anglezë shpresojnë që 20-vjeçari të vazhdojë formën e tij edhe me kombëtaren.

Çuditërisht, ai është favoriti i pestë për Këpucën e Artë, përpara Robert Lewandowskit dhe Olivier Giroud.

4 – Romelu Lukaku

Lukaku është një tjetër pretendentë i fortë. Pavarësisht kritikave nga tifozët e Chelseat, statistikat e golave ​​të tij flasin vetë.

I huazuar te Roma, Lukaku ka shënuar mbi 50 gola në tre sezone dhe krenohet me 85 gola në 115 paraqitje ndërkombëtare, duke vendosur një rekord në kualifikuese me 14 gola në tetë ndeshje.

3 – Cristiano Ronaldo

Ronaldo në moshën 39-vjeçare mbetet një prani e jashtëzakonshme.

Golashënuesi më i mirë ndërkombëtar synon të shtojë numrin e tij dhe të udhëheqë Portugalinë në atë që mund të jetë Kampionati Evropian i tij e fundit.

Konkurrenca e tij e bën atë favoritin e tretë për Këpucën e Artë.

2 – Harry Kane

Ylli i Anglisë është favoriti i dytë pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke shënuar 44 gola në 45 paraqitje.

Me 63 gola në 91 ndeshje për Anglinë, Kane shpreson të udhëheqë Tre Luanët drejt fitores dhe të fitojë Këpucën e Artë.

1 – Kylian Mbappe

Në krye të listës është Mbappe. Sulmuesi francez, tani te Real Madridi, shfaqi talentin e tij në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke fituar Këpucën e Artë me tetë gola.

Në moshën 25-vjeçare, ai synon të udhëheqë Francën për të rifituar Kampionatin Evropian dhe për të forcuar statusin e tij si golashënuesi më i mirë i Evropës.

/Telegrafi/

Exit mobile version