Një grua amerikane vendosi që të largohej nga puna dhe t’i shikonte disa ndeshje të futbollit për rreth gjashtë muaj.
Jessica Malone u largua nga puna në mënyrë që t’i vizitonte 13 vende nga tri kontinente, duke shkuar në 44 stadiume të ndryshme dhe i ka shikuar 60 ndeshje të ndryshme për gjashtë muaj.
Derisa nuk kishte shtëpi, ajo përfundoi duke qëndrua në hostele për t’i vizituar vendet si, Anglia, Spanja, Franca, Italia dhe Hungaria në Evropë, ajo po ashtu ka vizituar edhe Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore gjatë këtyre muajve.
Malone kishte bërë fotografi nga secili vend që kishte shkuar, për të treguar rreth udhëtimit të saj në tri kontinetet.
Tifozja amerikane ka vizituar stadiumet si, Wembley, Anfield, Old Trafford, St James’ Park, San iro, The Stadoi Olimpico, Johan Cruff Arena, Maracana dhe Camp Nou.
“Duke shikuar Messin në Camp Nou, ishte e pabesueshme. Nga të gjitha stadiumet dhe lojtarët që kam parë, Messi ishte më i miri”, ka shkruar ajo në Instagram. /Telegrafi/