Vera e vitit 2018 mund të jetë shumë e nxehtë me blerje të mëdha me kosto zero.
Por duke i parë këtë emra shumë prej tyre mund të largohen edhe në janar, nëse klubet janë të gatshme të paguajnë shifra sa gjysma e vlerës së tyre.
Në portë pa kontratë mbetet Gianluigi Buffon. Edhe pse e ka paralajmëruar pensionimin, italiani mund të bindet ndoshta të luajë edhe ndonjë vit jashtë Evropës.
Mbrojtësat janë shumë kualitativ. Në të djathtë është Juanfran që luante te Atletico, në të majtë Denny Blind që luan te Manchester United.
Qendra përbëhet nga Giorgio Chillini dhe Stefan De Vrij.
Në mesfushë vijnë dyshja nga Liga Premier, Emre Can dhe Fernandinho.
Robben, Messi dhe Ozil janë pas sulmit, që do ta krijonin një treshe të rrezikshme.
Sulmi i besohet Alexis Sanchezit, ndërsa në bankë do të ishte Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/