Mateo Kovacic ka mundur shumë lehtë të largohet nga Real Madrid.
Hapësirat e pakta të kroatit kanë bërë që ai të mendoj largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Por kampionët e Evropës nuk duan ta lënë të lirë atë, duke refuzuar edhe oferta të larta.
23-vjeçari ka zhvilluar dy ‘El Clasico’-t si titullar duke shkëlqyer dhe kjo ka bërë që kampionët evropian të refuzojnë ofertën e lartë për të.
Ishte gjiganti italian, Juventus që ka ofruar plot 75 milionë euro për transferimin e Kovacicit në Torino.
Por edhe pse ishte një ofertë tejet e lartë, Real Madrid ka rezistuar duke i thënë jo ‘Zonjës së Vjetër’.
Sipas medieve italiane, Juventus pritet të provojë edhe njëherë për ta rikthyer kroatin në Serie A. /Telegrafi/