Telegrafi

Super kompjuteri parashikon transferimet ideale për gjashtë klubet e mëdha nga Liga Premier

Gjashtë klubet e mëdha nga Liga Premier mund të mos shqetësohen për transferimet e tyre në janar, pasi një inteligjencë artificiale ka zgjidhur problemin e tyre.

Kanë kaluar vetëm pak muaj nga afati kalimtar i kësaj vere, derisa klubet janë duke menduar tashmë për transferimet e reja.

Kompania që merret me analiza në futboll Ai Abacus ka përdorur inteligjencën artificiale për të shikuar se kë mund të transferojnë Tottenhami, Liverpooli, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Arsenali.

Edhe pse janë në krye të tabelës, Ai Abacus beson se Spurs duhet të gjejnë një zëvendësues për Harry Kanen, e që është sulmuesi i Borussia Monchegladbachut, Breel Embolo.

Opsione të tjera për Tottenhamin janë edhe Borja Mayoral i Romës dhe ai i Brentfordit, Ivan Toney.

Liverpooli ka nevojë për transferimin e një mbrojtësi qendror, pas lëndimit të Virgil Van Dijkut, derisa opsioni më i mundshëm është Dayot Upamecano i RB Leipzigut, derisa opsion janë Jonathan Tah dhe Jules Kounde.

Edhe pse bëri disa transferime të mëdha në këtë verë, Chelsea duket se ka ende ne vojë për transferime, derisa do të tentojë të përforcojë mesfushën, derisa shënjestra mbetet Adrien Fein i Bayern Munichut në huazim te PSV-ja, e në listë janë edhe Manuel Locatelli dhe Boubacar Kamara.

Manchester City ka nevojë për më shumë gola në këtë edicion dhe duhet të gjendet një zëvendësues për Sergio Agueron, e opsion janë Erlinh Haaland, Darëin Nunez, Donyell Malen dhe Paulo Dybala.

Manchester United hasi në vështirësi për transferimin e Jadon Sanchos nga Dortmundi, mirëpo super kompjuteri parashikon se mund të transferojnë bashkëlojtarin e tij, Julian Brandt, në listë janë edhe Marcus Thuram, Emiliano Buendia.

Arsenali është duke kaluar nëpër një formë zhgënjyese në këtë edicion dhe Mikel Arteta duhet të reagojë në janar me transferime për të shpëtuar punën e tij.

The Gunners kanë nevojë për një mesfushor kreativ, me Houssem Aouar në listë, e opsion janë edhe Dominik Szoboszlai e Florian Neuhasu. /Telegrafi/