Telegrafi

Sunak pas takimit me Bidenin: Putini duhet ta dijë se nuk do të heqim dorë prej Ukrainës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Sunak ka thënë se aleatët e Ukrainës duhet t’i dërgojnë një sinjal të fortë Vladimir Putinit se mbështetja e tyre për Kievin nuk do të dobësohet.

“Sa më shumë mund të sigurojmë mbështetje për Ukrainën, jo vetëm tani në këtë moment, por një mbështetje që do të zgjasë për një kohë dhe për vite të ardhshme, unë mendoj se kjo dërgon një sinjal të fortë te [Putin] se nuk ka ndonjë kuptim të provojë të na pres”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Joe Biden.

“Ne nuk do të shkojmë askund. Ne do të jemi këtu për aq kohë sa të duhet. Dhe shpresojmë se kjo do të përshpejtojë llogaritjen në mendjen e tij se ai duhet të tërheqë forcat e tij”, pohoi kryeministri britanik.

Lexo po ashtu Çka do të diskutojnë Biden dhe Sunak në Shtëpinë e Bardhë?

Joe Biden tha se SHBA do të ketë fondet e nevojshme për të mbështetur Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.

Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e Sunakut në Shtëpinë e Bardhë si kryeministër i Britanisë së Madhe. /Telegrafi/