Telegrafi

Sunak: Asgjë nga kjo nuk do të ndodhte po të mos fillonte pushtimi rus në Ukrainë

Kryeministri britanik Rishi Sunak, ka folur gjatë një konference për media në Bali të Indonezisë, në kohën kur dy raketa ranë në territorin e Polonisë, vend anëtar i NATO-s.

“Asgjë nga këto nuk do të ndodhnin por të mos ishte pushtimi rus në Ukrainë. Derisa vazhdon kështu, përbën kërcënim për sigurinë tonë dhe aleatët tanë”, shtoi Sunak, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu theksoi se “nuk ka njeri në botë” që nuk e ka ndjerë ndikimin e luftës së Vladimir Putinit, sikurse është rasti i tregut global të ushqimit, pasi Rusia ka tentuar disa herë ta ndërprerë transportimin e grurit ukrainas nëpër botë.

“Mospërfillja e rastësishme e Putinit për jetën e njerëzve do të ‘valëvitet’ në mbarë botën për vitet në vijim”, shtoi Sunak.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se ekzistojnë gjasat që raketat që kanë rënë në Poloni të mos jenë shkrepur nga Rusia. /Telegrafi/