Site icon Telegrafi

Sulmuesit më të mirë në Evropë, dominojnë ata të Serie A (Foto)

Kampionati italian i futbollit po rikthehet gradualisht mes më të mirëve në botë dhe këtë e konfirmojnë shifrat.

Pas vitesh dominim të skuadrave spanjolle, angleze dhe gjermane, ekipet italiane po dhurojnë paraqitje të mira në Evropë dhe jo vetëm.

Statistikat konfirmojnë se 4 nga 10 sulmuesit më të mirë, në këto javë të para, janë pikërisht të Serisë A, ndërsa 3 ligat e tjera, ajo gjermane, spanjolle dhe franceze, përfaqësohen me nga 2.

Bie në sy mungesa e bomberave në kampionatin anglez, ku pavarësisht formës së mirë të skuadrave si Manchester City, Manchester United apo Totenham, maksimumi i golave të shënuar nga një sulmues është tetë nga Harry Kane.

10 sulmuesit më të mirë në Evropë, në javët e para të kampionateve:

1.Ciro Immobile (Lazio) – 14 gola

2. Radamel Falcao (Monaco) – 13 gola

3.Lionel Messi (Barcelona) – 12 gola

4. Edionson Cavani (PSG) – 11 gola

5. Mauro Icardi (Inter) – 11 gola

6.Paolo Dybala (Juventus) – 11 gola

7.Dries Mertens (Napoli) – 10 gola

8. Pierre Aubameyang (Borussia Dortmund) – 10 gola

9. Robert Lewandowski (Bayern Mynich) – 10 gola

10.Simone Zaza (Valencia) – 9 gola

Exit mobile version