Telegrafi

Sulmuesit më të mirë latinë deri më tani (Foto)

Edinson Cavani që luan me PSG-në në Francë është golashënuesi më i mirë i Amerikës Latine me 11 gola.

Pas tij vjen Mauro Icardi që luan në Serie A me 10 gola dhe Lionel Messi e Luis Suarez me nga tetë .

Por në bazë të golave me minuta përsëri sulmuesi i PSG-së është ai që ka shënuar më shpesh. Ai ka shënuar çdo 74 minuta.

Pas tij vjen menjëherë Radamel Falcao, i njohur si ‘El Tigre’ që ka rilindur me fanellën e Monacos në Ligue 1. Ai ka shënuar vetëm katër herë, por këtë e ka bërë çdo 77 minuta.

Golashënuesit të renditur në bazë të minutave

I treti është Lionel Messi që ka shënuar tetë herë, çdo 83 minuta.

Pas tij është Aguero me një gol çdo 93 minuta.

Listën e mbyll Alexis Sanchez m 6 gola, që shënon çdo 151 minuta. /Telegrafi/