Për herë të parë në tetë vitet e fundi në këtë pikë të kampionatit, top shënuesit e ligave më të forta evropiane nuk janë nga La Liga.
Cristiano Ronaldo, kishte shënuar 18 gola në 11 ndeshje në fillim sezonin e 2014/15 që ishte rekord, ndërsa sot Luis Suarez dhe Lionel Messi udhëheqin ligën e Spanjës me nga tetë gola.
Kjo është ecuria më e dobët që nga viti 2007/08 ku më të mirët në këtë kohë ishin Giuseppe Rossi, Luis Fabiano, Messi dhe Sergio Aguero.
Messi dhe Suarez janë paksa më larg me sulmuesit e kampionateve tjerë.
Në Bundesliga, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Anthony Modeste kanë nga 11 gola në 10 ndeshje.
Në Francë, Edinson Cavani udhëheq me 11 gola, një mesatare prej 74 minuta për një gol.
I dyti është sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette që ka shënuar 10 gola.
Në Itali Edin Dzeko dhe Mauro Icardi kanë shënuar nga 10 gola duku u larguar paksa nga fituesi i vitit të shkuar Gonzalo Higuain.
Ish sulmuesi i Sevillas, Ciro Immobile, që luan te Lazio, ka nëntë gola.
Edhe Diego Costa që luan nën urdhrat e Antonio Contes te Chelsea ka shënuar nëntë herë, një më pak se Aguero. /Telegrafi/