Telegrafi

Sulmoi deputetin socialist në Kuvendin e Shqipërisë, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë ka kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbani.

Nallbani akuzohet se ka sulmuar fizikisht deputetin socialist Vullnet Sina.

Në kallëzimin e bërë publik, deputeti i PD akuzohet për veprën penale “Goditje ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit”.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Lexo po ashtu Përplasja fizike në Kuvendin e Shqipërisë

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të PS-së. /Telegrafi/