Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se personi i cili kishte sulmuar zyrtarët policor, ishte në gjendje të dehur kurse nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00./Telegrafi/