Site icon Telegrafi

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Një qen ka sulmuar sot disa nxënës të shkollës “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës, duke u shkaktuar lëndime, e një nxënëse ka pësuar lëndime serioze në kokë.

Rasti ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku pas sulmit të qenit ka reaguar edhe policia, duke e asgjësuar atë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth 09:50.

“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë, ku pasi kanë arritur në shkollë kanë vërejtur një qen brenda shkollës, i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sulmi i qenit, reagon Policia

Sipas tij, Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë për mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në lidhje me rastin në fjalë, duke njoftuar prokurorin kompetent, Hetimet Rajonale në Prizren, IPK-në si dhe është identifikuar pronari i qenit dhe është arrestuar.

Ndryshe, mediat lokale në Suharekë kanë publikuar pamjet e asgjësimit të qenit./Telegrafi/

Exit mobile version