Daniel Szeligowski, Drejtues i Programit të Evropës Lindore dhe anëtar i lartë kërkimor për Ukrainën në Institutin Polak të Çështjeve Ndërkombëtare, ka ofruar analizën e tij mbi sulmin ajror të Rusisë që synon një bazë në Yavoriv, pranë kufirit të Polonisë.
Dhe sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai vlerëson se sulmi ishte një “gisht i mesit i treguar për SHBA-në”.
Pjesa kryesore e përgjigjes së tij duket se përqendrohet në strategjinë e administratës së Joe Biden, e cila ka kërkuar të përjashtojë masat (kryesisht në përgjigje të thirrjeve për një zonë ndalim-fluturimi) që ata thonë se do të përshkallëzojë konfliktin.
“Mos i tregoni Putinit atë që nuk do të bëni, tregojini atij se çfarë do të bëni”, thotë z. Szeligowski.
Let me make it clear: Russian missile attack on Yavoriv is a middle finger shown to the US, which led Multinational Training Group-Ukraine there. Hope the Biden admin finally get the message. Stop telling Putin what you will not do, tell him what you will do
— Daniel Szeligowski (@dszeligowski) March 13, 2022
Ndryshe, rreth 35 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur janë raportuar në sulmin në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore.
Sipas autoriteteve, Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv ndërkohë që një numër autoambulancash janë parë duke shkuar në drejtim të bazës.
Zyrtarët lokalë thanë se raketat goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë në qytetin e Yavoriv, rreth 10 km (6.2 milje) nga kufiri polak dhe 60 km (37.2 milje) nga qendra e qytetit Lviv.
Ajo zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-s.
Pozicioni i Lviv në perëndim të Ukrainës e ka bërë qytetin një qendër kyçe për furnizimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake nga NATO. /Telegrafi/