Telegrafi

Sulmet ndaj grupit Houthi, vjen reagimi i Erdogan: Deti i Kuq po shndërrohet në “det me gjak”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj objektivave të Houthit në Jemen.

Erdogan ka kritikuar këto sulme ndaj Houthit dhe ka akuzuar të dyja vendet po përpiqen ta shndërrojnë Detin e Kuq në një “det me gjak”, transmeton Telegrafi.

Duke folur në një konferencë shtypi të premten, Erdogan potencoi se forcat Houthi të mbështetura nga Irani po mbroheshin “suksesshëm” ndaj sulmeve.

Lexo po ashtu Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania nisën sulmet ndaj Houthit si kundërpërgjigje të sulmeve që kreu grupi ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq, për të cilat thuhet se kanë dërguar furnizime në Izrael.

Sulmi ndaj këtyre anijeve ka vazhduar që kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Lexo po ashtu Çfarë dimë deri më tani për sulmet ndaj grupit Houthi?

Siç raportohet, sulmet që SHBA-ja kreu në orët e para të së premtes, janë mbështetur gjithashtu nga një numër aleatësh të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/