Telegrafi

Sule do largohet përfundimisht nga Bayern Munichu, Chelsea dhe Barcelona monitorojnë situatën

Mediat kanë zbuluar përfundimisht se mbrojtësi gjerman, Niklas Sule, po largohet nga Bayern Munich.

Pa kontratë në qershor, mbrojtësi gjerman nuk ka arritur të pajtohet me kushtet e reja me Bayernin dhe është gati të largohet.

Në të vërtetë, sipas Sport1, Sule tani është në rrugën e duhur për të rënë dakord për kushtet e para-kontratës me një klub evropian të paidentifikuar.

26-vjeçari ka qenë në kontakt me Chelsean dhe Barcelonën që nga viti i ri dhe njëra nga këto dy klube mund të jenë destinacionet e ardhshme.

Sule kaloi nga TSG Hoffenheim te Bayerni në verën e vitit 2017 për 20 milionë euro.

Ndryshe, gjermani për këto katër sezone e gjysmë ka zhvilluar 212 ndeshje me Bayernit, ku ka shënuar edhe 6 gola. /Telegrafi/