Mediat kanë zbuluar përfundimisht se mbrojtësi gjerman, Niklas Sule, po largohet nga Bayern Munich.
Pa kontratë në qershor, mbrojtësi gjerman nuk ka arritur të pajtohet me kushtet e reja me Bayernin dhe është gati të largohet.
Në të vërtetë, sipas Sport1, Sule tani është në rrugën e duhur për të rënë dakord për kushtet e para-kontratës me një klub evropian të paidentifikuar.
26-vjeçari ka qenë në kontakt me Chelsean dhe Barcelonën që nga viti i ri dhe njëra nga këto dy klube mund të jenë destinacionet e ardhshme.
Sule kaloi nga TSG Hoffenheim te Bayerni në verën e vitit 2017 për 20 milionë euro.
Ndryshe, gjermani për këto katër sezone e gjysmë ka zhvilluar 212 ndeshje me Bayernit, ku ka shënuar edhe 6 gola. /Telegrafi/