Telegrafi

Sule e talli Rodrygon para gjuajtjes së lirë, por supergoli i brazilianit ia mbylli gojën

Real Madridi i mposht nga Bayern Munichu në Houston me rezultat 3-1 në ndeshjen e tyre të parë para-sezonale e vlefshme për International Champions Cup.

Corentin Tolisso, Robert Leëandoëski dhe Serge Gnabry shënuan golat për skuadrën e Niko Kovaç në një paraqitje mbizotëruese ndaj Realit.

Goli i vetëm për Mbretërit u shënua nga talenti brazilian, Rodrygo Goes, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë për të shënuar në minutën e 89-të.

Lexo po ashtu Bayern Munichu fiton pa shumë vështirësi ndaj Real Madridit në International Champions Cup

Ky gol i shënuar nga braziliani ishte thjesht i mahnitshëm duke u shënuar nga një distancë mbi 20 metra dhe në këndin e portierit.

Goli i tij i parë për Los Blancos solli një moment mjaft komik që u kap në kamera.

 

Para se Rodrygo të merrte goditjen e lirë, mbrojtësi i Bayern, Niklas Sule, në mur ishte kapur duke i thënë: “Provoni!”, teksa qeshte paksa me ironi.

Sensacioni brazilian shënoi një supergol pas këtyre fjalëve duke e bërë gjermanin ta mbyll gojën. /Telegrafi/