Site icon Telegrafi

I mituri plagos aksidentalisht vëllain me pushkë të gjuetisë në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit.

Policia ka njoftuar se i mituri kosovar (vëllai i viktimës) duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.

Pas incidentit, viktima u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor emergjent dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të seriozitetit të lëndimeve.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa prokurori është informuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version