Telegrafi

Suharekë, gruaja piu helmin pasi u rrah nga bashkëshorti

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi ka sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e vet, e cila më pas në depresion kishte pirë një sasi helmi ‘Etiol’.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit.

Me urdhrin e Prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/