Taylor Twellman, ish- lojtari i New England Revolution dhe ish-lojtari i Shteteve të Bashkuara, ka një ide të shkëlqyer për ndeshjen e ardhshme All-Star të MLS.
Imagjinoni këtë: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy nga më të mëdhenjtë e futbollit të të gjitha kohërave, duke u përballur në një duel të All-Star të MLS kundër Ligës Pro Saudite.
Ideja e Twellman për këtë ndeshje ëndrrash u dha në shfaqjen e Dan Le Batard me Stugotz.
“E dini se çfarë do të bëja ndeshjen tjetër All-Star? Arabia Saudite kundër All-Stars të MLS, dhe unë do ta vendosja atë në Rose Bowl”, deklaroi ai. “Do ta vendosja në Rose Bowl dhe do të kisha Messin kundër Ronaldos për herë të fundit”.
“Unë do ta them këtë sepse është një temë vërtetë interesante në të dyja ligat dhe se si ata po e bëjnë biznesin e tyre. Messi ndezi MLS-në, tani keni lojtarë më të rinj këtu në MLS kundrejt lojtarëve më të vjetër në Arabinë Saudite”.
“Por, të dyja ligat janë tani në radarin e tregut botëror, sepse nuk ishin gjashtë, tetë, 12 muaj më parë. Unë do të aranzhoja këtë duel Messi-Ronaldo në dy sekonda”, ka shtuar më tek Twellman. /Telegrafi/