Site icon Telegrafi

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia ka njoftuar për paketën e saj të gjashtëmbëdhjetë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, paketa më e madhe për Ukrainën që kap vlerën e 1.16 miliard euro.

Qeveria suedeze bëri të ditur se paketa do të lejojë Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të përmbushë nevojat e saj prioritare, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e kësaj pakete, Suedia do të dorëzojë aeroplanët e mbikëqyrjes dhe kontrollit ASC-890. Këta aeroplanë do t’i ofrojnë Ukrainës “një aftësi krejtësisht të re kundër objektivave ajrore dhe detare” dhe do të forcojnë aftësinë e saj për të goditur objektivat. Aeroplanët do të pajisen gjithashtu me pajisje trajnimi dhe teknike.

Lexo po ashtu The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Suedia do të dorëzojë gjithashtu të gjithë stokun suedez të 302 transportuesve të blinduar, për të mbështetur zhvillimin e brigadave të reja të forcave ukrainase.

Paketa përfshin gjithashtu raketa RB 99-AMRAAM, të cilat mund të përdoren në aeroplanë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore dhe municione artilerie.

Paketa e 16-të e mbështetjes ushtarake përfshin gjithashtu automjetet e ndryshme transportuese, të cilat janë të tepërta në Forcat e Armatosura suedeze, së bashku me mbështetjen financiare për koalicionet e forcave dhe asetet dhe mbështetjen financiare për fonde dhe iniciativa të përkohshme që bëjnë të mundur blerjen e shpejtë të pajisjeve për Ukrainën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version