Site icon Telegrafi

Suedia po kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë (188 milionë euro), e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen, raporton reuters.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak.

Lexo po ashtu Erdogan kushtëzon SHBA-në: Do të miratojmë kandidaturën e Suedisë në NATO nëse na shitni F-16

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria.

Paketa e re e ndihmës ushtarake do të jetë paketa e 14-të e ndihmës suedeze për Ukrainën që nga pushtimi rus, e cila do të sjellë vlerën totale të një ndihme të tillë nga vendi nordik në pak më shumë se 22 miliardë korona (188 milionë euro).

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi liderët evropianë në një takim jozyrtar në Granada, Spanjë, të enjten se Rusia mund të sulmojë vendet e tjera brenda pesë viteve nëse Evropa lëkundet në mbështetjen e saj.

Ai tha gjithashtu se është ende i bindur për vazhdimin e ndihmës financiare amerikane dhe evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version