Site icon Telegrafi

Suedezët të parët për jetëgjatësinë e punës në BE, italianët të fundit

Stili italian i jetës është zilia e shumë njerëzve. Ushqimi, klima dhe aspekte të tjera të ‘la dolce vita’ i kanë dhënë vendit njerëzit më të shëndetshëm në botë. Sikur kjo të mos mjaftonte, të dhënat nga Eurostat tregojnë se italianët kanë jetën më të shkurtër të punës në Bashkim Evropian – mesatarisht vetëm 30.7 vjet, shkruan Telegrafi.

Suedezët e zellshëm punojnë për 41.2 vjet. Fqinjët e tyre në Detin e Veriut si Holanda, Danimarka, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë një jetë të gjatë pune.

Në të gjithë Evropën, njerëzit shpenzojnë më shumë vite pune sesa në të kaluarën. Në vitin 2015, evropianët kanë punuar mesatarisht 1.9 vite më gjatë sesa kishin një dekadë më parë.

Njerëzit në Maltë kishin një rritje mesatare të jetës së tyre të punës për 5.1 vjet në mes të vitit 2005 dhe 2015. Por, duke qenë se ata ende mund të presin të punojnë vetëm për 33.4 vjet, nuk ka gjasa që shumë nga miqtë e tyre në veri do të ndihen shumë keq për ta.

Natyrisht, vetëm për shkak se suedezët kanë jetën më të gjatë të punës, kjo nuk do të thotë se ata janë të lidhur me zinxhirë në tavolinat e zyrave të tyre. Në vendet e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, 13 për qind e të punësuarve punojnë më shumë se 50 orë në javë, ndërsa vetëm 1 për qind e suedezëve e bëjnë këtë. Gjithashtu, Suedia është e mirënjohur për politikat e saj të punës miqësore me familjen. /Telegrafi/

Exit mobile version