Telegrafi

Suarez lavdëron Lautaron: Është një numër 9 me lëvizje të mahnitshme

Sulmuesi i Barcelonës, ​​Luis Suarez ka thënë se nuk do të kishte asnjë shqetësim nëse Lautaro Martinez transferohet, ndërsa e ka lavdëruar duke thënë se ai është një numër 9 me lëvizje spektakolare.

Lautaro do të nënshkruhej si trashëgimtari afatgjatë i Suarez në sulmin e Barcës, por uruguaiani e bëri të qartë se do të ‘mirëpresë’ argjentinasin në Camp Nou.

“Lautaro është një lojtar që është rritur shumë në Itali. Ai është një numër 9 me lëvizje spektakolare”, ka thënë fillimisht Suarez për Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu Barcelona e vetme në garë për Lautaron

“Nuk është çështje të ndjehemi të pajtueshëm me lojtarët, por klubi dëshiron të nënshkruajë lojtarë që mund të na ndihmojnë të arrijmë objektivin që kemi të gjithë, që është të fitojmë”.

“Konkurrenca e shëndetshme do të jetë gjithmonë në ekip dhe gjithmonë do të rreshtohemi në të njëjtin drejtim”.

“Lojtarët që vijnë për të luftuar për vendin e tyre dhe ndihmojnë ekipin do të jenë gjithmonë të mirëpritur”, përfundoi ylli uruguaian. /Telegrafi/