Luis Suarez ka lavdëruar lojën kolektive të Barcelonës pas fitores së tyre 3-0 në udhëtim te Real Madridi në El Clasicon e së shtunës.
Barcelona ka fituar El Clasicon e parë të sezonit 2017/18, e cila u zhvillua në Santiago Bernabeu, ku Suarez shënoi golin e parë të ndeshjes.
Ky ishte goli i tij i pestë në shtatë udhëtime në Santiago Bernabeu, por ai pranoi se ky gol e ndihmoi shumë dhe ishte i kënaqur që ndihmoi Barçën për të mposhtur rivalët e tyre.
Suarez gjithashtu lavdëroi lojën kolektive të skuadrës së tij dhe kjo e bënë të lumtur.
“Ne jemi 14 pikë larg Real Madridit, por ata kanë një ndeshje më pak dhe aty janë edhe Valencia dhe Atletico… Janë skuadra që na bëjnë presion dhe ne nuk mund t’i injorojmë ato”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes.
“Goli im? Personalisht më ndihmoi shumë, por ajo që më bën të lumtur është se si luajmë si ekip”.
“Ne luajtëm kolektivisht, duke aplikuar presion të mirë dhe duke shfrytëzuar më shumë shanset që kishim”.
“Superkupa? Fillimi i sezonit është i vështirë për t’u vlerësuar, plus ata hynë në lojë pas fitimit të Ligës së Kampionëve”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/