Site icon Telegrafi

Suarez: E propozova Ronaldon te Interi, por Moratti e refuzoi

Legjenda spanjolle, Luis Suarez ka zbuluar se si presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Ylli i Real Madridit Ronaldo ka festuar me tifozët e tij trofeun e pestë të Topit të Artë, të cilin e fitoi në Paris mbrëmë (e enjte).

Me këtë çmim të madh individual të fituar, Ronaldo barazon Lionel Messin, duke u bërë dy futbollistët më të trofeshëm individual.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Ndërsa, dështimi i Juventusit për të mundur Manchester Unitedin në nënshkrimin e tij në 2003, është i njohur, ylli i Interit dhe i Barcelonës, Luisito, ka zbuluar se si portugezi mund të ishte ‘rrëmbyer’ nga Interi në të njëjtën kohë.

Luis Suarez ka fituar dy Topa të Artë me Interin

Ish-legjenda spanjolle e Interit ia kishte propozuar Interit sulmuesin portugez, por Moratti e kishte refuzuar atë.

“Unë shkova për të parë Cristiano Ronaldo kur ai ishte në ekipin e të rinjve të Sportingut”, ka thënë fillimisht Suarez për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Ronaldo reagon edhe në rrjetet sociale pas fitimit të Topit të Artë (Foto)

“E propozova atë te Moratti, por Interi vazhdoi të bllokonte transferimin e tij”, përfundoi legjenda Luisito.

Ndryshe, ishte Sir Alex Ferguson që i besoi talentin të tij duke e transferuar në vitin 2003 te Manchester Unitedi dhe pas gjithë asaj kohe e gjitha është histori. /Telegrafi/

Exit mobile version