Telegrafi

Sturridge pritet të transferohet te Fenerbahçe si zëvendësues i Muriqit

Ish-ylli i Liverpoolit, Daniel Sturrige do të vendosë këtë javë nëse do të bashkohet me Fenerbahcen pas një numri të madh ofertash.

Sulmuesi 29-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga Liverpooli këtë verë. Një numër i klubeve janë të interesuar për anglezin.

Sipas “The Telegraph”, gjigantët turq i kanë ofruar ish-lojtarit të Chelseat dhe Manchester Cityt një shumë prej pesë milionë eurove në vit për t’iu bashkuar turqve.

Këta të fundit, futbollistin anglez e shohin si zëvendësues të shtatgjatit të Kosovës, Vedat Muriqit, i cili do të jetë sulmuesi kryesor i klubit për këtë sezon.

Por ata janë vetëm një nga disa ekipet që shpresojnë të transferojnë reprezentuesin e kombëtares angleze. Sulmuesi besohet të ketë gjithsej 13 oferta nga e gjithë bota, ku ndër klubet e interesuar janë edhe DC United, ku mund ta zëvendësojë Wayne Rooneyn.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi me rrëfim jetësor, që nga lufta e Kosovës deri te transferimi në Fenerbahçe: Nëna më bëri futbollist, gjyshi tifoz të Fenerit, realizova ëndrrën e babait

Ndryshe, nuk janë vetëm skuadrat nga Evropa dhe SHBA-të të interesuar për lojtarin, ka mundësi që të transferohet edhe në Katar. /Telegrafi/