Ish-ylli i Liverpoolit, Daniel Sturrige do të vendosë këtë javë nëse do të bashkohet me Fenerbahcen pas një numri të madh ofertash.
Sulmuesi 29-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga Liverpooli këtë verë. Një numër i klubeve janë të interesuar për anglezin.
Sipas “The Telegraph”, gjigantët turq i kanë ofruar ish-lojtarit të Chelseat dhe Manchester Cityt një shumë prej pesë milionë eurove në vit për t’iu bashkuar turqve.
Këta të fundit, futbollistin anglez e shohin si zëvendësues të shtatgjatit të Kosovës, Vedat Muriqit, i cili do të jetë sulmuesi kryesor i klubit për këtë sezon.
Por ata janë vetëm një nga disa ekipet që shpresojnë të transferojnë reprezentuesin e kombëtares angleze. Sulmuesi besohet të ketë gjithsej 13 oferta nga e gjithë bota, ku ndër klubet e interesuar janë edhe DC United, ku mund ta zëvendësojë Wayne Rooneyn.
Ndryshe, nuk janë vetëm skuadrat nga Evropa dhe SHBA-të të interesuar për lojtarin, ka mundësi që të transferohet edhe në Katar. /Telegrafi/