Përfaqësuesit e Daniele Sturridges, thuhet se janë në bisedime me Trabzonsporin rreth një mundësie të kalimit në Superligën e Kinës.
Sulmuesi anglez u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë, tri ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve në Madrid, derisa kërkon një klub të ri.
Sipas asaj që raporton ESPN, skuadra turke është e interesuar në transferimin e 29-vjeçarit, duke i ofruar dy vite kontratë, mirëpo ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth pagës.
Nëse Sturridge kalon te Trabzonspori, atëherë do t’i bashkohej ish-shokut nga Chelsea, John Obi Mikel, që u largua nga Middlesbrough.
Sulmuesi anglez kërkon një pagë më të vogël se te The Reds, mirëpo në marrëveshje të përfshihen edhe bonuset.
Sturridge thuhet e po pranon që të luajë në Turqi, shkaku që mund të ketë mundësi që ta rikthejë formën dhe se do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/