Site icon Telegrafi

Sturaro largohet nga Juventusi

Afrimi i mesfushorit francez, Blaise Matuidi do të thotë që Juventus do ta largojë një mesfushor.

Reprezentuesi italiane, Stefano Sturaro duket se ka bërë gati valixhet për ta braktisur ‘Zonjën e Vjetër’.

24-vjeçari kërkon një skuadër ku mund të luajë rregullisht dhe tek Juventus nuk do ta ketë këtë mundësi.

‘Calciomercato’ ka raportuar se Sturaro ka refuzuar kalimin në Ligën Premier ku u kërkua nga Leicester City, Crystal Palace dhe në kampionatin rus tek Zenit St Petersburg.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në kampionatin italiane Serie A.

Atalanta, Fiorentina, Lazio dhe Genoa janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.

Favorit për t’i siguruar shërbimet e tij mbetet Atalanta që e kërkon si huazim me të drejtë blerje për 13 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version