Site icon Telegrafi

Stuhia Friederike “bllokon” Evropën, katër persona humbin jetën – biçikletat dhe njerëzit po “fluturojnë” (Foto/Video)

Të reshurat e rrëmbyeshme dhe erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike Greqinë, Britaninë, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën dhe e pjesët e tjera të Evropës. Si pasojë e stuhisë janë anuluar udhëtimet me tren, autobus por edhe më aeroplan.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në incidentet e sotme që kanë ndodhur për shkak të stuhisë “Friederike”, që ka goditur Holandën dhe vendet tjera të Evropës, transmeton Telegrafi.

Në aeroportin ndërkombëtar të Amsterdamit, Schipol, janë anuluar 260 fluturime për shkak të erërave të forta që po lëvizin me 140 kilometra në orë.

Në pjesën lindore të Holandës ka humbur jetën një burrë 62-vjeç të cilit i ra në kokë një degë e madhe e drurit, dhe të njëjtin fat e pati një bashkëmoshatar në qytetin Enshed kur në veturën e tij ra gjithashtu një degë e madhe.

Në qytetin Vuren ka humbur jetën edhe një burrë 66-vjeç i cili ka rënë nga një lartësi e madhe, kurse policia është duke hetuar rrëzimin e tij. Ndërkaq në Bruksel ka humbur jetën një grua e cila nuk i mbijetoi plagëve të marra nga goditja e një druri, kurse në Belgjikë janë lënduar disa persona.

Shërbimi meteorologjik i Holandës ka dhënë alarmin e kuq, që është niveli më i lartë i rrezikut. Erërat e forta kanë prekur edhe qytetin Huk van Holand, kurse trafiku hekurudhor është bllokuar dhe ka pasur shumë anulime.

Hiq më mirë nuk është situata edhe në Gjermani, Greqi dhe Britani, ku transporti publik është bllokuar totalisht, kurse nga erërat e forta janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

https://twitter.com/RWS_verkeer/status/953919595131408390

https://twitter.com/RWS_verkeer/status/953903024908505088

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=rGAab6Kfdzc

https://twitter.com/kihos_peach/status/953976957158424576

https://twitter.com/DamianvanEssen/status/953921129386840064

 

 

Exit mobile version