Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të ndodhin situata nga më të ndryshme, të cilat po marrin vëmendjen e publikut.
Të hënën, banorët teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë, protagoniste e një situate komike është bërë Juliana.
Ajo ishte gati duke u rrëzuar në një tabure, kur papritur banor tjetër Stresi i jep një të shtyrë duke e bërë që të rrëzohet nga mbrapa.
Në momentin që ndodh kjo, të gjithë banorët e tjerë nisin të qeshin me të madhe ndërsa Stresi çohet në këmbë dhe e ndihmon Julianën të nritet.
Përndryshe, një prej pesë banorëve të nominuar të kësaj jave, do të dalë sonte (e hënë) nga shtëpia.
Dhe të nominuar këtë javë janë: Shota, JUliana, Stresi, Vivien dhe Andi. /Telegrafi/