Arkimed Lushaj ka treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për planet e tij për realizimin e një filmi për jetën e tij.
Gjatë një bashkëbisedimi me Xhuli Nurën dhe Mbresën, Stresi ka treguar edhe për shumën e parave që ia kanë kërkuar për këtë projekt.
“Qe unë për shembull për filmin që kam lyp që kam qejf ta bëj unë, më kanë kërkuar diku te… Historinë time prej lindjes, qysh në kohë të regjimit e këto… diku te 500 e sa mijë”.
“Shumë janë, ekstrem… Duhesh me llogarit qysh do t’i nxjerrësh ato”, është shprehur Stresi.
Xhuli e ka pyetur nëse do të dëshironte të bëjë dokumentar apo film, ndërsa reperi i ka thënë se ka dashur të bëjë film se po të kish qenë puna për dokumentar do t’i bënte tetë. /Telegrafi/