Temë debati mbrëmjen e së hënës në Big Brother VIP Kosova ka qenë një diskutim i bërë mes reperit Stresi dhe modeles Xhuli Nura.
Reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj e kishte kritikuar modelen kosovare për veshjen e saj ekstravagnte brenda shtëpisë, dhe kjo e fundit i kishte thënë se do të bënte kujdes.
Ndërkohë vetëm një ditë më pas, reperi me prejardhje nga Tropoja nuk është duruar gjatë një pasdite të kaluar në qëndrimin ditor, dhe e ka juajtur me shuplakë në të pasme Xhulin.
“Më fal motër”, dëgjohet duke thënë Stresi pasi gjuan me dorë mbi të pasmet e modeles.
Videoja në fjalë është bërë virale në TikTok, me shumë prej fansave që e kanë quajtur të turpshëm këtë gjest të reperit. /Telegrafi/
@stigmatic01 ?#stresi #juliananura #bbvk #fyp #bigbrother #bigbrotherkosova #viral #fyyp #itsmyhome #itsmyhomeupdates ♬ original sound – STIGI