Site icon Telegrafi

Stresi nuk po fshihet në Prishtinë te Albert Krasniqi

Mediat shqiptare raportuan se reperi nga Shqipëria, Stresi, po fshihet në Prishtinë.

U tha se Albert Krasniqi, mik shumë i afërt i Cozmanit dhe Skivit, po fsheh edhe reperin Stresi pasi ai po kërkohet nga policia.

Në një foto që të dy realizuan shumë kohë më parë e që u publikua nga mediat shqiptare, ku në postim shkruante “Fjalt mani ju që s’muni me bo vepra”, u tha se kjo pjesë iu dedikua Noizyt.

Lexo po ashtu Stresi thurr vargje për policinë nga arratia (Foto)

Në një prononcim për Telegrafin, Albert Krasniqi mohon se po e mbanë Stresin në Prishtinë, ashtu sikurse thumbimet ndaj dikujt.

“Jo, nuk po e mbaj unë”, tha shkurt Krasniqi duke mos dashur të komentojë më tutje.

Stresi ka kohë që po i ikë autoriteteve të policisë për shkak se po kërkohet për shtënie ilegale me armë dhe armëmbajtje pa leje, kurse u mendua se po qëndron te Albert Krasniqi, gjë që ky i fundit kategorikisht e hedhë poshtë ashtu sikurse edhe ndonjë thumbim ndaj Noizyt. /Telegrafi/

Exit mobile version