Site icon Telegrafi

Stresi: Nuk e shkel më Kosovën nëse Xhuli shpallet fituese e BBVK

Reperi i njohur, Stresi që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova ka qenë vazhdimisht i komentuar për këtë rrugëtim të tij.

Ai bashkë me banoren tjetër, Xhuli Nura janë përfshirë vazhdimisht në debate të shumta dhe tashmë konsiderohen si rivalët krysorë në këtë spektakël.

Dyshja jo rrallë herë janë konsideruar si pretendentë për të fituar çmimin e madh praj 200 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por, Stresi së fundmi ka bërë një deklaratë të fort duke thënë se nëse Xhulin fiton BBVK ai nuk do të vijë më kurrë në Kosovë.

“Për besë nuk shkeli më në Kosovë nëse Xhuli shpallet fituese. Aq burrë jam, aq i ofenduar që ndihem. Me deklaratat e mia ndoshta dhe vetës i bëj dëm, vallain në Kosovë kam edhe dajë por nuk shkeli më. Sepse po fitoj ajo është shumë e padrejtë”, ka thënë Stresi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Nëse e fiton Xhuli për besë do ta shkruaj një libër sepse është e padrejtë. Por, nuk mundem me besua që populli mund të arrijë deri këtu. Edhe në Shqipëri edhe këtu është treguar se njerëzit që duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorë nuk i kanë vlerësuar si duhet, Kjo ndodh gjithmonë në popullin tonë. Po u dashka me vdes këtu për me ta vënë emrin e me ta dhënë çmimin”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Xhuli Nura: Shumë njerëz që kanë thënë se jam gabim, sot janë jashtë shtëpisë

Theksojmë që Vivien ishte banorja e radhës që u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme e BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version