Site icon Telegrafi

Stresi i drejtohet Xhulit në BBVK: Asnjë femër s’e kam qitë poshtë, ti e ke merituar

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka biseduar me Stresin rreth marrëdhënies mes tyre, ndërsa e ka pyetur se “pse ai ka sjellje jo të mirë karshi saj?”.

“Pse ke kaq negativitet ndaj meje? Pse vetëm me femra kapesh?”, ka qenë më saktë pyetja e Xhulit për Stresin.

“Po sepse je njeriu më negativ këtu, unë nuk do të kapem me vetën normal që do të kapem me femra e me meshkuj. Por, ti ke probleme sepse ti e shfrytëzon femrën, sipas mendimit tim ti fshehësh mbas një femre, nuk je ajo që thua ti. Unë njoh femrat që kanë dhënë për femrën, ato janë në nivele tjera. Unë mendoj që kompania jote është fantazmë”, ka thënë Stresi në përgjigjen e saj.

Gjithsesi, Xhuli ka insistuar të ketë pranuar shumë ofendime nga Stresi.

Ndërkohë, Stresi në një kundërpërgjigje, i është drejtuar asaj duke i thënë: “Asnjë femër s’e kam qitë poshtë, ti e ke merituar”.

Lexo po ashtu Në BBVK diskutohet për videon e saj intime - Xhuli thotë se ishte shantazh, Stresi i thotë: Ti vet e lypë

Dyshja përndryshe janë shumë të njohur për debatet dhe dinamikat e shumta që zhvillojnë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Exit mobile version