Marrëveshja me Bullgarinë ka ndikuar edhe prestigjiozen Stratfor të shkruaj për Maqedoninë që ata e quajnë të rinovuar dhe të gatshme të lidh aleanca me fqinjët.
”Qeveria e re është në këmbë për të përmirësuar lidhjet me fqinjët dhe të krijojë marrëdhënie të reja me Perendimin. Qeveria e re është duke kërkuar mbështetje nga Perendimi, aq sa mundet.” përcjell Telegrafi Maqedoni nga Stratfor.
Në qershor të këtij viti, shefi i ri i diplomacisë në Maqedoni është takuar me homologun e tij grek për të diskutuar zgjidhje të mundshme për të ri-lidhur marrëdhëniet e tyre bilaterale. Greqia nuk e pranon emrin e Maqedonisë nga frika se pastaj Maqedonisë do t’i shtohen apetitet për të kërkuar të drejta të popullit të tyre brenda Greqisë që jetojnë në territorin që helenasit e kanë emëruar me po të njejtin emër, Maqedonia.
Në korrik e para e mbrojtjes së Maqedonisë, ka takuar zyrtarë të Shqipërisë për të ringritur marrëdhënie që Qeveria e kaluar i tendosi. Shpeshherë, Tirana zyrtare kishte akuzuar Maqedoninë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në arsim, kulturë dhe përfaqësimin nëpër vendet kyçe në punët publike.
Më 1 gusht Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje partneriteti me të cilën shuajtën diskutimet rreth temave territoriale mes qeverive të mëparshme. Marrëveshja ishte e negociuar nga dy vendet për dy dekada.
Stratfor i quan këto ndreqje marrëdhëniesh si frikë e brendshme e Maqedonisë pasi nga bota ky shtet mendohet si shtet fragjil, apo lehtë i thyeshëm.
Tentimet e kryeministri Zaev që të lidh partneritet me shtetet fqinje vlerësohen nga Stratfor si strategji që në krahë të Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Kjo lëvizje i konvenon edhe botës, BE-së dhe SHBA-ve, pasi shteti deri në qershor ka qenë strofull e ndikimit rus. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të mbyllte rrugën e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Këtu duhet të kihet parasysh edhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO. /Telegrafi/