Telegrafi

Strategjia e Barcelonës është shumë e qartë se si ta rikthejë Messin në Camp Nou

(Foto: Everything Barca)

Lionel Messi ka edhe një vit kontratë me Paris Saint-Germainin dhe francezët duan ta zgjatin bashkëpunimin me sulmuesin.

Gjithsesi në lojë është futur sërish Barcelona dhe në Spanjë raportojnë se drejtuesit e katalanasve e kanë bërë hapin e parë.

Ata kanë folur me përfaqësuesit e Messit për t’u rikthyer te Barcelona verën e vitit 2023, raporton Diario Sport.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Sigurisht do të duhet që shumë gjëra të kenë ndryshuar te klubi katalunas, që kjo lëvizje të bëhet e mundur.

(Foto: Instagram/leomessi)

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u larguar nga “Camp Nou” shkaku që Blaugranasit janë në krizë financiare, duke kaluar kështu në “Parkun e Princave”.

Lexo po ashtu Laporta: Ndihem borxhli ndaj Messit, dua që ai ta mbyll karrierën te Barcelona

Por, Joan Laporta dhe Xavi kanë deklaruar publikisht se 35-vjeçari nuk e ka përfunduar epokën te Barcelona dhe duan ta rikthejnë në skuadër.

Mirëpo, Messi mund të rikthehet në klub me një pagë më të vogël dhe do t’i ofrohet mundësia që të pensionohet aty ku bëri emër. /Telegrafi/

(Foto: FC Barcelona)