Site icon Telegrafi

Stoqet evropiane të gazit gati 100 për qind të kapacitetit dy muaj përpara sezonit të ngrohjes

Objektet evropiane të depozitimit të gazit janë pothuajse plot, shumë kohë përpara fillimit të sezonit të ngrohjes dimërore, sipas të dhënave më të fundit nga Inventari i Agregatit të Magazinimit të Gazit (AGSI).

Magazinat e shumicës së vendeve evropiane tashmë kanë arritur kapacitet prej rreth 90 për qind, ku Spanja ka 100 për qind të mbushura, Mbretërinë e Bashkuar 98 për qind dhe Gjermania 92 për qind.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, mesatarja është 91.05 për qind e kapacitetit, pasi blloku punon për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse, raporton cnn.

BE-ja kishte vendosur një objektiv prej 90 për qind të kapacitetit deri më 1 nëntor, për të shmangur një mosmarrëveshje rreth furnizimeve në muajt e dimrit.

Të premten, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se lëvizjet për të siguruar furnizime ishin “shumë përpara afatit” në një postim në X, dikur Twitter.

“Kjo do të na ndihmojë të jemi të sigurt këtë dimër. Së bashku, ne po e heqim dorë nga gazi rus”, shtoi ajo.

Ndryshe, Rusia e ka shfrytëzuar si mjet shantazhi gazin gjatë pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version