Site icon Telegrafi

Stoltenberg: I kemi dërguar Ukrainës, 230 tanke dhe 1.550 automjete tjera të blinduara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se anëtarët dhe partnerët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, më shumë se 1,550 automjete të blinduara dhe “sasi të mëdha municionesh” në Ukrainë.

“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë tashmë janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase me mjete të blinduara”, tha Stoltenberg.

Lexo po ashtu Shefi i Wagnerit përsëri sulmon udhëheqjen ruse: Ata janë hajdutë

“Kjo do ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë për të vazhduar rimarrjen e kontrollit të territorit të pushtuar”, shtoi ai.

Nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Aleanca Veri-Atlantike, ka ndihmuar në masë të madhe Ukrainën si me armë ashtu dhe me ndihma humanitare. /Telegrafi/

Exit mobile version