Telegrafi

Sterling ishte i etur për t’u rikthyer te Liverpooli përpara se të transferohej te Chelsea

Raheem Sterling ishte i hapur për një rikthim te Liverpooli përpara se të transferohej te Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi anglez ka pasur një kohë të përzier që kur kaloi nga Manchester City te Chelsea në një transferim prej 55 milionë eurosh verën e kaluar.

Në 22 paraqitjet e tij për Blutë në të gjitha garat, Sterling ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime të tjera.

Megjithatë, një raport i ri ka pohuar se 28-vjeçari kishte shpresuar për një rikthim në Liverpool përpara se të transferohej në Londrën perëndimore.

Sulmuesi e filloi karrierën e tij në Anfield, duke fituar debutimin e tij nën drejtimin e Kenny Dalglish në vitin 2011, ku pastaj vazhdoi të luajë 129 herë për Reds, duke luajtur edhe një treshe ‘vdekjeprurëse’ që përfshinte gjithashtu Luis Suarez dhe Daniel Sturridge.

Sipas mediumit The Athletic, Sterling donte të kthehej në Liverpool verën e kaluar, klubi që ai u largua në një transferim të diskutueshëm prej rreth 60 milionë eurosh në vitin 2015.

Sterling ishte i vendosur të largohej nga skuadra e Pep Guardiolës, duke pasur parasysh mungesën e kohës së tij për lojë dhe nëse Chelsea nuk do të kishte bërë lëvizjen e tyre, ka një shans të mirë që ai të ishte ende në City, i pakënaqur.

Lexo po ashtu Fillon sezoni i shitjeve te Chelsea: Dëgjimi i ofertave për Sterling, Ziyech dhe Pulisic

Ndërsa lojtari ishte i hapur për t’u rikthyer në Merseyside, skuadra e Jurgen Klopp thuhet se nuk ishte e interesuar.

Ndërkohë, megjithëse kishte spekulime se anglezi mund të transferohej te gjigantët spanjollë dhe Paris Saint-Germain, Athletic pretendon se kjo nuk ishte kurrë në karta.

Nga ana tjetër, Chelsea ishte opsioni i vetëm i Sterlingut. /Telegrafi/