Site icon Telegrafi

Statistikat e ndeshjeve të shkuara në grup, Çekia epërsi të lehtë ndaj Shqipërisë

Shqipëria përballet sonte me Çekinë në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë kuqezinjtë me finalet e “Euro 2024”.

Në takimin e zhvilluar në Çeki, goli spektakolar i Nedim Bajramit siguroi një pikë për Shqipërinë.

Por si ka qenë rrugëtimi i të dyja skuadrave deri në këtë pikë të eliminatoreve ku Shqipëria ka zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa Çekia katër.

Duke marrë në analizë statistikat e ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, rezulton se çekët kanë një epërsi të lehtë ndaj kuqezinjve (në tabelë janë është shfaqur mesatarja e statistikave për ndeshje).

Shqipëria, në pesë ndeshje të zhvilluara, e ka kontrolluar topin mesatarisht në 51% të kohës, ndërsa Çekia, në katër sfida, këtë të dhënë e ka 54%.

Lexo po ashtu Shqipëria kërkon fitore ndaj Çekisë për t’iu afruar Kampionatit Evropian

Sa u përket gjuajtjeve në portë, Shqipëria ka arritur të godasë 9 herë për ndeshje, por vetë, në tri raste shënjestra ka qenë brenda katërkëndëshit, ndërsa Çekia nga 13 tentativa, pesë i ka pasur në portë.

Ka thuajse ekuilibër të plotë në raportin mes pasimeve në total dhe atyre të sakta: 444/376 Shqipëria dhe 467/372. /Telegrafi/

Exit mobile version