Site icon Telegrafi

Statistika të tmerrshme: Higuain i ka kushtuar Milanit 17.5 milionë euro në gjashtë muaj, një gol i tij dy milionë euro

Gattuso dhe Higuain

Gonzalo Higuain po kalon orët e tij të fundit te Milani pasi është shumë pranë transferimit te Chelsea.

Se transferimi i tij te kuqezinjtë ishte një dështim i madh e tregojnë edhe statistikat.

Ai u ble me entuziazëm nga Milani, njëherë si huazim, por me të drejt blerje në verë. Higuain është dashur ta drejtojë skuadrën drejt vendit të katërt që dërgon në ligën e Kampionëve.

Duke festuar golin (FOTO: GETTY)

Milani për këto gjashtë muaj e ka paguar për Higuainin 17.5 milionë euro, mes pagës së tij dhe huazimit.

Ai ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje, ecuria më e keqe prej se ka ardhur në Itali në verën e vitit 2013.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Higuainin?

Argjentinasi shënoi gjashtë gola në 15 ndeshje n Serie A, ndërsa shtoi edhe dy në Ligën e Evropës.

Në tri ndeshje ai mungo, plus aktivizimi i pjesshëm në Superkupë për shkak të temperaturës.

Gonzalo Higuain duke lëshuar fushën për shkak të lëndimit  (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Një penallti e humbur, një karton i kuq, i shtohen statistikave të tmerrshme.

Çdo gol i shënuar nga Higuain i ka kushtuar Milanit plot 2.187.500 euro, ndërsa çdo ndeshje të luajtur 795 mijë euro

Afër 10 mijë euro për çdo minutë të kaluar në fushë.

Higuain do të shkojë në Angli te Chelsea me gjasë për ta ringritur karrierën e tij, por në Itali do të mbahet në mend si sulmues i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version