Telegrafi

Stam tregon se pse De Ligt duhet të zgjedh Liverpoolin para Barcelonës

Matthijs de Ligt (Foto by Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Jaap Stam thotë se kapiteni i Ajaxit Matthijs de Ligt duhet të bëjë një zgjidhje mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Të dy gjigantët janë të etur për të nënshkruar me mbrojtësin, i cili njëkohësisht është edhe kapiten i Ajaxit.

“Gjëja më e rëndësishme është që De Ligt është se duhet të gjejë një ekip që do t’ia besoj formacionin startues. Barcelona ka treguar se kanë nevojë për përforcime në mbrojtje pas humbjes kundër Liverpoolit”, tha fillimisht ish-lojtari i Milanit.

“Ne gjithashtu duhet të kuptojmë se ata do të bëhen më të fortë. Unë mendoj se De Ligt mund të jetë një përforcim i madh për ata. Por, te kataluansit duhet të dëshmosh veten për të qenë pjesë e 11-shes”.

“Do të ishte interesante ta shihje atë të konkurronte me Dejan Lovrenin dhe Joel Matipin për të qenë në krah të Virgil Van Dijkut. Megjithëse do ta ndihmoj në këtë aspekt bashkëkombasi i tij, Dijk”, pohoi ai.

Ndryshe, 19-vjeçari deri më tani ka luajtur 77 ndeshje për holandezët dhe ka shënuar tetë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/