Site icon Telegrafi

Spurs fiton derbin me Oklahoman, Warriors mposhten nga Milwaukee

Janë zhvilluar pesë ndeshje interesante gjatë mbrëmjes të së enjtes në kampionatin më të fortë në botë, NBA.

San Antonio Spurs i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Oklahoma City Thunder me rezultatin 103-99. Paul Geroge ishte më i miri te Oklahoma me 26 pikë, ndërsa te fituesit më i miri ishte LaMarcus Aldrige me 25 pikë.

Kampionët në fuqi të NBA, Warrios u mposhtën 107-16 nga Milwaukee Bucks.

Kjo fitore erdhi falë lojës së mirë të yllit Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 32 pikë të shënuara, ndërsa për vendasit më i miri mbi parket rezultoi Quinn Cook me 30 pikë.

Fitore gjatë mbrëmjes ka shënuar edhe Miami Heat ndaj Chicago Bulls me rezultat 103-92, ku Richardson dhe Dragic, me 22 dhe respektivisht 17 pikë, ishin më të mirët e skuadrës nga Florida.

Detroit Pistons ka fituar ndaj Washington Wizards me rezultat të njëjtë 103:92 dhe mban gjallë shpresat për zonën “Play-Off”, ku më i dalluari ishte Andre Drummond me 24 pikë.

Indiana Pacers, që tashmë e ka siguruar zonën “Play-Off” në Konferencën e Lindjes, fitoi me vetëm tre pikë diferencë 106-103 në udhëtim te Sacramento Kings, ku Bojan Bogdanovic spikati me 25 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KRiAGYVa8wk

https://www.youtube.com/watch?v=L2J_7Ebc838

https://www.youtube.com/watch?v=2-mQ4o35AOQ

 

Exit mobile version