Rory McIlroy është shpallur si sportisti më i pasur i ri në Britaninë e Madhe.
Golfisti anglez ka lënë pas vetes emra të njohur të sportistëve, si Gareth Bale, Sergio Aguero, Anthony Joshua dhe Mesut Ozil.
Irlandezi fiton aktualisht 138 milionë funte (160 milionë euro) në sezon, ndërsa ylli i Real Madridit kishte fituar 94 milionë funte (109 milionë euro) kur ishte pjesë e Tottenham Hotspur.
McIlroy ka një marrëveshje 10-vjeçare me Nike dhe TaylorMade, nga e cila fiton 76 milionë funte (88 milionë euro).
Irlandezi po prin bindshëm në listën e sportistëve që janë bërë të pasur në moshë të re. Ndërsa vetëm Bale ka arritur t’i afrohet më së afërti për fitmet brenda një viti. /Telegrafi/